Sensibilizohuni shoferë! Pamje të rënda nga aksidenti në Milot-Fushë Krujë

Një aksident i rëndë i mori jetën një 55-vjeçari mbrëmjen e djeshme në aksin Milot-Fushë Krujë. Viktima i identifikuar si Mark Lleshi u përplas nga një makinë e cila ishte duke lëvizur me shpejtësi të madhe dhe si pasojë gjeti vdekjen në vend.

Automjeti i cili e përplasi u largua nga vendngjarja dhe trupi i viktimës, për shkak të errësirës u shtyp disa herë nga makinat e tjera, derisa në vendngjarje mbërriti policia.

Disa dëshmitarë në vendngjarje tregojnë për redaksinë e JOQ ALBANIA, se aksidenti ishte vërtet i tmerrshëm dhe se trupi i viktimës u përhap kudo nëpër rrugë.

Pamjet ishin të rënda pasi dhe zbulimi i ngjarjes u bë me vonesë.

Një qytetare, teksa dërgon video nga vendi i ngjarjes shkruan:

Prsh joqalbania Ky aksident ka ndodhur ne aksin mamurras thumane nje makine ka perplasur nje burre rreth 50 vjec . Te ndjerit i kan humbur gjymtyret kudo koka i ka perfundur ne rrugen tjeter ka 20 minuta qe ka ndodhur nuk dihet kush eshte autori i ksaj gjeje nuk ka ndaluar kush ta shpëtoj.”
Ndërsa nga një foto e dërguar nga një qytetar, shihen pamjet e rënda mbi përplasjen e fortë që i është bërë viktimës dhe se goditjet nga makinat e tjera kanë bërë që trupi i të ndjerit të përhapet kudo.

Krahas fotos së rëndë qytetari shkruan:

Mrb JOQ doja te postoni kto pamje te tmerrshme, te nje aksidenti te ndodhur rreth ores 7 ne aksin Milot Fushkruj. Synimi te sensibilizohen dretusit e automjeteve, qe shpesh tejkalojn normat e shpejtesis.”

 

SHKARKO APP