Sera me hashash, burg tre shqiptarëve, më pas do të dëbohen nga Anglia

Tre emigrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe, të cilët janë kapur dhe dënuar për kultivimin e një sasie kanabisi, do të dëbohen pas vuajtjes së dënimit në Shqipëri. Vullnet Cjali, 27 vjeç, Afrim Hoxha, 45 dhe Ledian Kola, 39 vjeç, u dënuan javën e kaluar me tre vite burg për prodhim droge.

Policia britanike ka konfirmuar se tre shqiptarët do të riatdhesohen në përfundim të dënimit.

Gjykatësi Alan Conrad, tha se askush nuk i ka detyruar ata të vijnë në Britaninë e Madhe dhe askush nuk i ka detyruar të punojnë si kopshtar për prodhimin e kanabisit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por, sipas tij zgjedhja është bërë për çështje ekonomike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por, prokurori që ka hetuar këtë çështje Neville Biddle thotë se “dikush më i madh” ka ndërtuar fabrikën e kanabisit dhe ka punësuar emigrantë që kanë nevojë për para.

Ai tha se të tre shqiptarët nuk ishin takuar para se të vinin në Britaninë e Madhe dhe të gjithë kanë ardhur nga Franca me kamionë. Më parë ata kanë punuar në lavash, ndërsa askush nuk ka pasur precedentë kriminalë, në të shkuarën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?