Serbët i druhen provokimeve të Mustafës e Thaçit, Vuçiç mund të lërë sallën e forumit

Nëse Isa Mustafa do të prezentohet si Kryeministër i Kosovës, delegacioni serb do ta lëshojë sallën ku do të mbahet forumi ekonomik rajonal në Tiranë. Kështu shkruan e përditshmja serbe “Blic”, duke cituar burime konfidenciale pranë qeverisë serbe.

“Blic” paralajmëron provokime për Kryeministrin serb dhe  kjo nisur nga mesazhi indirekt i këshilltarit të Kryeministrit Rama, Shkëlzen Maliqi, i cili deklaroi se ekzistojnë forca politike që nuk kontrollohen nga qeveria shqiptare. Maliqi u shpreh skeptik se këto forca mund të iniciojnë provokime ose shpalosin nota protestë kundër Kryeministrit Vuçiç në Tiranë.

Mediat serbe:

Tirana siguri e rreptë, si gjatë vizitës së Papa Françeskut

Masat e larta të sigurisë në Tirane gjatë vizitës së kryeministrit serb Aleksander Vuçiç kanë  marrë edhe vëmendjen e medieve  serbe. Ato shkruajnë për forca të  shumta policore që do të garantojnë delegacionin e nivelit më të lartë të vizitës së kryeministrit serb Vuçiç. Madje, agjencitë serbe të lajmeve, i krahasuan masat e sigurisë për Vuçiç me ato për vizitën e Papa Franceskut në shtator 2014 në Tiranë.

Vulin: Thaçi do të tentojë të çorientojë Vuçiç

Ministri i Jashtëm kosovar, Hashim Thaçi, do të tentojë ta çorientojë Kryeministrin serb gjatë vizitës së tij në Tiranë. Kështu është shprehur për radion serbe B92, Ministri i Punës në Serbi Aleksander Vulin. Kushdo që e njeh politikën e shqiptarëve e ka të qartë se ata nuk provokojnë rastësisht dhe shume rrallë flasin pa një garanci. Ata gjithmonë marrin shënjestër nga duart e një tjetri. Sipas tij, perfaqësuesit kosovarë do të tentojnë ta bëjnë vizitën e Kryeministri Vuçiç më të vështirë dhe të sikletshme nga sa është, në të njëjtën kohë, ta vështirësojnë edhe pozicionin e Serbisë gjatë bisedimeve në Bruksel. Duke iu referuar pretendimit të Thaçit për padi rreth gjenocidit serb në Kosovë, ministri serb Vulin rikujtoi se kjo është e pamundur, ndonëse sipas tij, Kosova nuk është shtet.

Vuçiçi dhe Mihajloviçi në Tiranë

Shoqëruesja e kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç, gjatë vizitës së tij në Tiranë, zv. kryeministrja Zorana Mijaholiç, tha për mediat serbe se ne kryeqytetin shqiptar duan të japin mesazh për bashkëpunim dhe stabilitet në rajon. Ajo saktësoi se në fokus të këtij takimi do të jenë projektet e infrastukturës dhe energjisë mes dy vendeve, të cilat tha ajo, do të financohen pjesërisht nga Bashkimi Europian. Ajo përmendi sërish ndërtimin e korridorit të 11-të nga Beogradi në Mal të Zi dhe kryqëzimin e saj me autostradën Adriatiko-Joniane.

SHKARKO APP