Serbët i gëzohen humbjes së Shqipërisë: Tani duhet të na mposhtin neve

Shqipëria pësoi humbjen e parë në kualifikimet për Kampionatin Evropian “Francë 2016” duke u mposhtur me rezultat minimal 1:0 prej Portugalisë dhe duket se kjo humbje i ka gëzuar mediat serbe.

“Portugalia nënshtron Shqipërinë: Ronaldo me shokë heshtin Elbasanin në minutën e 90”, shkruan portali serb 'Telegraf.rs'.

Ndërsa, portali tjetër serb “B92” shkruan: “Veloso hesht Elbasanin”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shqipëria tani duhet të mposht Serbinë: Portugezët heshtin Elbasanin në minutën e 92-­të”, ishte titulli I gazetës “Kurir”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kurse portali 'Blic.rs' shkrimin për humbjen e kuqezinjve nga portugezët e ka titulluar “Portugalia pikëllon Shqipërinë".

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?