Serbët kërkojnë 7 janarin festë zyrtare në Shkodër

Si çdo 7 janar, komuniteti serbo–malazez në Shkoder edhe këtë vit festoi Krishtlindjen sipas kalendarit Julian. Mesha tradicionale u mbajt në kishën e fshatit Vrakë, aty ku jeton një pakicë e këtij komuniteti. Lindjen e Krishtit besimtarëve ju a uroi i deleguari i kishës malazeze, Predrag Sçepanoviç.

Për kryetarin e pakicave serbo – malazeze Pavllo Janko, kjo datë duhet shpallur festë zyrtare nga shteti shqiptar, që sipas tij nuk ka lëne festë bollokumesh, e lloj – lloj datash pa i shpallur festa.

Pavllo Janko: “Vazhdojmë të bëjmë përpjekjet që kjo ditë të jetë ditë pushimi rajonale ose kombëtare sepse në Shqipëri siç e dini është një vendet që ka shumë festa kombëtare, përderisa ka festa për ballokumet…”

Swiss Digital Desktop Reklama

Janko foli edhe për debatin e hapur mbi kryqin në rrethinat e Shkodres, duke theksuar se ai nuk është ndërtim i ri por një rikonstruksion që nuk kishte nevojë për leje nga institucionet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këtë vit festës i munguan autoritetet malazeze dhe përfaqësues të trupit diplomatik në vendin tonë.(Ora News)

Ora News - Serbo malazezët në Shkodër kërkojnë 7 janarin festë zyrtare

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?