Serbi i kapur me dronë: Doja të promovoja Shqipërinë

Dragan Trifunoviç, shtetasi serb i ndaluar në pikën kufitare të Qafë-Thanës me dy dronë tregon eksperiencën e tij në pikën kufitare.

Në një intervistë për “Tangosix.rs” Trifunoviç, i cili është një profesionist në regjistrimet nga ajri për video promocionale dhe filma, tregon se në Shqipëri kishte marrë ftesë nga një organizatë për promovimin e turizmit në Shqipëri.

“Një burokraci e tmerrshme ishte shqetësuese, për më tepër paranoja për shkak të ndeshjes që do jetë vetëm pas 20 ditësh. Një eksperiencë të tillë në pikat e kalimit kufitar nuk e kam pasur kurrë. Ata kërkuan çdo gjë në makinën time, madje dhe shishen me verë. Për ta nuk kishte asnjë vlerë ftesa për të xhiruar për promovimin e turizmit në Shqipëri. Që në mëngjes jam ulur në termalin doganor në Tiranë, ndërkohë që agjencia më thirri të organizoja dokuementet e mia. Besoj se gjatë ditës do të përfundoj të gjitha dokumentet dhe lejet, dhe nesër të na lënë të xhirojmë çfarë kemi nevojë. Nëse nuk arrijnë ta rregullojnë, do të kthehem në shtëpi,” shpjegonte ai për “Tangosix.rs” më 16 shtator, një ditë pas ndalimit në Qafë-Thanë.

SHKARKO APP