Serbia dërgon kuzhinier në Shqipëri, do “hetojë” ushqimet e lojtarëve

Mediat serbe raportojnë se Federata Serbe e Futbollit nuk ka besim tek qëllimet e mira të Shqipërisë përpara ndeshjes në Elbasan.

Për këtë arsye, për ndeshjen më të vështirë jashtë vendit, ata do dërgojnë në Shqipëri edhe kuzhinierin e besuar të kombëtares, Velimir Mitroviç.

Ai do mbërrijë fillimisht në Tiranë dhe do kontrollojë të gjithë ushqimin që do konsumojë skuadra serbe në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas 'Kurir', serbët nuk duan të pësojnë ndonjë incident si në rastin e Luksemburgut, kur lojtarët u helmuan nga ushqimi në Bjellorusi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?