Serbia nxjerr në shitje pallatin “Albanija”, ndodhet në zemër të Beogradit (FOTO)
E ndërtuar në vitin 1939, një pjesë e pallatit ”Albanija” që gjendet në zemër të kryeqytetit serb, ka dalë në shitje. Televizioni shtetëror serb RTS shkruan se 381 metra katrorë e pallatit, e vlerësuar rreth 3,88 milionë euro, është tashmë në shitje.
Pallati “Albanija” është pjesë e bankës së falimetuar të Beogradit. Ndonëse godina është shpallur pasuri kulturore në vitin 1984, ajo mund të vihet në funksion.
Qiellgërvishtësi ka marrë emrin “Albanija” pasi më parë aty ndodhej edhe taverna “Albanija”. Gjatë shekullit të 19, ndërkohë qe influenca perëndimore po fillonte të ndihej, Beogradi kishte vetëm një ndërtesë historike, sipas arkitekturës unike kombëtare.
KOHA JONË SONDAZH

