Serbia po sillet si Rusia/ Vuçiç: Kosova në NATO është ide e SHBA dhe BE, jo e shqiptarëve

Lufta e Rusisë në Ukrainë, ka nxitur një qëndrim të çuditshëm të Serbisë. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, komentoi aspiratat e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO duke thënë se situata “nuk është aspak naive”. Ai shtoi se këtë ide e ka dëgjuar së pari rreth 6 muaj më parë nga shërbimet e sigurisë të Serbisë.

”Nuk është ide e shqiptarëve nga Kosova, por e lobistëve të tyre dhe e disa politikanëve në SHBA dhe BE. Pse është e rëndësishme për ta? Me këtë lëvizje, ata duan të detyrojnë katër vende të BE-së që janë anëtare të NATO-s, që ta njohin pavarësinë e Kosovës”,- tha Vuçiç.

Reagimi serb erdhi pasi ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, tha se anëtarësimi i përshpejtuar i Kosovës është një nevojë urgjente, për të garantuar stabilitetin në rajon dhe më gjerë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?