Seriali ”Dan Hutra”! Në 20 vitet e fundit qëndroi vetëm 4 vite pa burg, u prangos 5 herë

Gjatë 20 viteve të fundit, Dan Hutra ka qëndruar më pak se 4 vite i lirë, pjesën tjetër e ka kaluar në qeli. I akuzuari si autori i vrasjes së tre grave dhe plagosjes së tre të tjerave i ka nisur hesapet me drejtësinë në vitin 2003, kur u arrestua për tentativën e pengmarrjes së vjehrrës dhe kunatës.

Sa herë që ka dalë nga burgu, ai është përfshirë në ngjarje kriminale, gjithnjë e më të rënda. Në vitin 2007, ai vrau ish-bashkëshorten. Në 2021 u përfshi në vjedhje banesash dhe në 2022 u prangos për tentativë vjedhje banesash dhe për dhunë në familje.

Në çdo rast, koha e dënimit ka qenë më e shkurtër, për shkak të kohës së paraburgimit. Dënimi i fundit ndaj tij është dhënë nga Gjykata e Tiranës në 8 shkurt 2023. Ai u dënua me 1 vit e 6 muaj burg, sa dënimi i kërkuar nga prokuroria, për dhunën psikologjike të ushtruar ndaj ish-partneres së tij Elena Hysa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjyqtari Gerd Hoxha arsyeton se kjo rrethanë nuk merret në konsideratë si rrethanë lehtësuese. Më pas, në 16 shkurt gjyqtari Hoxha ka shuar masën e sigurisë “arrest në burg” dhe urdhëruar lirimin e Hutrës, pasi koha e qëndrimit të tij në qeli ishte më e madhe se koha e dënimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?