Seriali i vrasjeve, Artan Hoxha: Kush është “shënjestra” e atentatit në Tiranë dhe mesazhi i autorëve

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në studion e Abc News u shpreh se ngjarja e sotme, atentati ndaj Preng Gjinit te “Vasil Shanto” është kronikë e paralajmëruar, pasi hakmarrja e dy fiseve e nisur prej vitesh vijon që të lërë kufoma. Hoxha sqaroi se pikënisja dhe zanafilla e hakmarrjes mes dy fiseve ka nisur nga prishja e pazareve të drogës.

Është historia e disa atentateve në Shqipëri dhe jashtë saj, kryesisht në Mirditë, ku përfshihet ai me snajper ku u ekzekutua Kastriot Reçi. Kjo është seria e radhës e një seriali.

Brenda këtij harku është vrasja e ish-drejtorit të OSHEE-së, më pas e Armando Gjinit, dhe nga krahu tjetër është vrarë Gaspër Reci në Romë dhe Kastriot Reçi pronar i medias në Lezhë dhe ajo ngjarje bëri shumë bujë. Është kronikë e një ngjarje të paralajmëruar. Pse e kanë vendosur ta bëjnë aty? Për shumë arsye, mesazhi që duhan të përcojnë, “se ne të vrasim kudo që të jesh”.

Kemi të bëjmë me një seri vrasjesh që kanë ndodhur në Belgjikë, Romë, Rrëshen, Tiranë. Duket sikur Hamasi është duke qëruar hesapet. Kemi të bëjmë me dy fise, dy familje të mëdha të cilat janë futur në një konflikt që e di e gjithë dynjaja dhe ne mbledhim kufomat.

Kreshnik Gjini është vrarë në Belgjikë, Armando Gjini në Rrëshen, Kastriot Gjini u godit me snajper, Gaspër Gjini në Romë. Zanafilla ka qenë për prishje interesash për trafikun e lëndëve narkotike. Asnjë nga vrasjet e ndodhura në Belgjikë, Romë apo Rrëshen nuk është zbardhur.

Fakti që jemi para fushatës nuk e favorizon zbulimin e ngjarjes, pasi policia ngarkohet me ngjarje të tjera” tha ai./ Abcnews.al

SHKARKO APP