Sërish kontrolle dë dyfishta në kufirin me Kosovën

 

“Si rekomandim nga Komisioni Evropian, në procesin e dialogut të liberalizimit të vizave mes Kosovës dhe KE, që nga data 10 nëntor 2015, në pikën kufitare të Vërmicës do të aplikohet kontrolli në dalje”.

Ky njoftim jepet nga Policia e Kosovës, lidhur me rikthimin e kontrolleve të dyfishta në kufi me Shqipërinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i Integrimit, Bekim Çollaku kishte paralajmëruar javën e kaluar gjatë raportimit në komisionin e posaçëm parlamentar, se Komisioni Evropian kishte kërkuar rikthimin e dy ndalesave kufitare, me qëllim parandalimin e krimit ndërkufitar. Sipas ministrit Çollaku, kërkesa në fjalë lidhet me procesin e liberalizimit të vizave.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas aplikimit sezonal në stinën e verës, kontrolli në të dy pikat kufitare ishte hequr përfundimisht në korrik të 2011-s, në bazë të marrëveshjes dypalëshe “Një ndalesë, një kontroll”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?