Sërish lëkundje sizmike në Shqipëri, ja magnituda

Një tërmet me magnitudë 3.5 i shkallës Rihter ka lëkundur vendin mëngjesin e kësaj të diele.

Epiqendra ka qenë në Himarë, kurse thellësia është përllogaritur vetëm 2 km. Fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale dhe persona të lënduar.

Kujtojmë se javët e fundit vendi ynë ka regjistruar lëkundje të herëpashershme sizmike, ku më e forta u përllogarit disa ditë më parë në Lezhë.

SHKARKO APP