Sërish me temperatura të larta, pasditja rikthen reshjet, ja parashikimi i motit për nesër
Ditën e nesërme vendi ynë do dominohet nga moti i kthjellët gjatë gjithë ditës. Por, mesdita dhe pasditja do të shfaqin vranësirat të cilat do të sjellin rrebeshe në veri dhe verilindje.
Ndërkohë orët e mbrëmjes do të rikthejnë sërish motin e kthjellët.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten të pandryshuara në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat nga 18°C deri në 39°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 2 ballë.