Sërish ndryshime tek burgjet, Gjonaj firmos lëvizjet e reja
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka firmosur ndryshime të reja për sa i përket varësisë së burgjeve në vendin tonë. Burgu i Fushë-Krujës i ka kaluar në varësi Durrësit, ndërsa burgu 313 në Fushë-Krujë. Zhvendosje tjetër ka pësuar dhe burgu i Gjirokastrës dhe i Sarandës, të cilat duhet të kalojnë në varësi të njëra-tjetrës.
Lëvizje ka edhe në rangun drejtues, ku janë emëruar drejtuesit e rinj të burgut Mine Peza dhe Jordan Misja. Aurel Jazxhi do të drejtojë IEVP Mine Peza, ndërsa Eduard Strugaj do të drejtojë IEVP Jordan Misja (313).
Gëzim Selimi, është larguar nga drejtimi i burgut të Reçit duke u zëvendësuar në këtë post Dedë Zhivani. Pezantimi i Drejtorit të ri Dedë Zhivani, është bërë një ditë më parë ku është njohur edhe me detyrat dhe përgjegjësitë në këtë institucion, i cili u investua edhe nga Bashkimi Europian.