Sërish një sulm kundër turmës me dy të plagosur në Gjermani

Një burrë sulmoi dhe plagosi disa kalimtarë me thikë në lagjen ‘’Charlottenburg’’ të Berlinit.

Dy persona janë transportuar në spital dhe mësohet se janë në gjendje të rëndë.
Sipas disa dëshmitarëve, sulmuesi mund të jetë një person me probleme mendore dhe një motiv terrorist është përjashtuar.

Megjithatë, policia po heton.

Sulmi ndodhi rreth orës 11:50 para tregut ‘’Rewe’’ në ‘’Quedlinburger Strasse’’, një zonë mjaft e qetë e kryeqytetit pranë Pallatit Charlottenburg.

Ishin disa kalimtarë ata që bllokuan burrin.

Ndërsa grupi e bllokoi burrin, të tjerë lajmëruan policinë, e cila më pas e arrestoi.
Autoritetet e kryeqytetit po hetojnë dhe tashmë kanë dëgjuar disa dëshmitarë./ /os/ ATSH

SHKARKO APP