Sërish protesta e banorëve në Mengel, bllokojnë rrugën kryesore: Duam shkollën!
Vijon protesta e banorëve dhe fëmijëve të fshatit Mengel të Elbasanit për shkollën. Siç raportojnë burime nga vendngjarja banorët dhe fëmijët, edhe sot kanë zgjedhur të mbajnë të bllokuar aksin rrugor Elbasan –Librazhd.
“Duam shkollën”, dëgjohen fëmijët teksa protestojë, të cilët për këtë vit nuk kanë bërë asnjë ditë shkollë dhe vazhdojnë të bojkotojnë mësimin prej disa ditësh. Siç mësohet edhe sot autobusat janë nisur bosh drejt shkollës në Elbasan, ku fëmijët detyrohen të zhvillojnë mësim me dy turne.
Ndërkohë forca të shumta policie kanë shkuar në vendin ku po zhvillohet protesta, duke hapur edhe aksin rrugor të bllokuar nga banorët e zonës. Përveç policisë se rendit aty janë edhe forca blu të reparteve “Shqiponja”.
KOHA JONË SONDAZH

