Sërish protestë, makinat e rënda dalin në rrugët e kryeqytetit, blindohet Tirana

Një tjetër protestë e paralajmëruar, e katërta në radhë që nisi si revoltë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha. Por duket se sot Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të mos lejuar shkatërrime e dëmtime në kryeqytet.

Nga pamjet e BW shfaqen makinat e rënda të policisë teksa kalojnë në rrugët e qytetit për t’u pozicionuar në mbrojtje të institucioneve, të cilat kanë qenë në shënjestër të protestuesve gjatë këtyre ditëve.

Sërish protestë, makinat e rënda dalin në rrugët e kryeqytetit, blindohet Tirana

 

SHKARKO APP