Sërish shpërthim me eksploziv, tronditet Shkodra

Qyteti i Shkodrës është tronditur nga shpërthimi me eksploziv gjatë mesnatës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:45 minuta dhe lënda plasëse është vendosur në portën hyrëse të një lokali.

Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Policia sqaron se pasi është njoftuar ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të identifikuar autorin. Sipas saj, është marrë në pyetje pronari i lokalit dhe familjarët e tij për të kuptuar shinat mbi të cilën do të bazohet hetimi.

Gjatë këtyre ditëve të fundit kanë ndodhur disa shpërthime me tritol. Kështu, në orët e para të ditës së dielë në Tiranë dhe Sarandë janë shënuar dy raste të ngjashme.

SHKARKO APP