Sërish shumë nxehtë, ja sa shkojnë temperaturat sot

Europa Jug-lindore po ndikohet nga vala intesive e të nxehtit afrikan e cila po influencon temperatura shumë të larta në vendin tonë .

E premte, 25 qershor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare në zonat malore ku do të ketë reshje shiu të izoluara në mesditë. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi deri në 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det hapur. Temperaturat do të luhaten.

Temperaturat:

Zona malore       18/37°C

Zona e ulët         21/39°C

Zona bregdetare  24/36 °C

Kosova, e premte, 25 qershor 2021

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira ku nuk do të mungojnë reshje shiu të izoluara. Temperaturat në ekstremet e tyre do të luhaten 17°C  në mëngjes ndërsa në mesditë deri në 37°C.

SHKARKO APP