Sërish tifozët serbë: Vritini, vritini shqiptarët!

Duket se ngjarjet e fundit të Maqedonisë, ku po terrorizohet popullata shqiptare në Kumanovë nga forcat policore maqedonase, kanë marrë përkrahjen e serbëve.

Gjatë njëzet minutave të para të ndeshjes CukarickiCrvena Zvezda, tifozë e këtyre të fundit, Delije, kanë kënduar këngë fyese kundër shqiptarëve. “Therni, therni, shqiptarët, vritni, vritni, shqiptarët”, u dëgjuan thirrjet e grupit famëkeq serb të tifozëve Delije, transmeton Telegrafi.

Gjyqtari i ndeshjes Dejan Filipoviç ka ndalur shkurtimisht ndeshjen për dhjetë minuta, ku u kërkuar nga tifozët që t’i ndalin korret raciste kundër shqiptarëve. Megjithatë, Delije nuk u ndalën dhe vazhduan të këndojnë.

SHKARKO APP