Sërish vonesa për fotovoltaikët – Grupet e interesit: Metodologjia është gati

Grupi i punës, i ngritur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për hartimin e metodologjisë dhe udhëzimit për skemat e matjes neto të energjisë për vetë prodhuesit e energjisë nga panelet fotovoltaike ka gati dokumentin final, që do i hapë rrugën prodhimit të energjisë nga dielli për nevoja autokonsumatore.

Megjithatë, ai nuk ka hyrë ende në fuqi, pasi nuk është firmosur nga ministrja Belinda Balluku. Grupet e interesit, që ishin pjesë e  grupit të punës, thonë për SCAN se udhëzimi duhej të kishte dalë me kohë, por afatet janë shkelur. Gjithashtu, ata japin detaje nga metodologjia e dakordësuar, duke thënë se  ajo do të jetë e favorshme, si për bizneset dhe për familjarët në drejtim të shkëmbimit të energjisë.  Më konkretisht, vetëprodhuesit do të shkëmbejnë energjinë me Operatroin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, pra do të japin dhe do të marrin energji.

Ndërkohë që, në fund të vitit do të bëhet bilanci i energjisë së shkëmbyer dhe nëse vetëprodhuesit kanë dhënë më tepër, atëherë kjo diferencë do të paguhet prej tyre me një çmim që do të vendoset nga Enti Rregullator i Energjisë. Tejkalimi i afateve të miratimit të akteve nënligjore  po mbajnë peng zbatimin e ligjit “Për nxitjen e Përdorimit të Energjisë nga Burimet e Rinovueshme”. Ndërkohë që, në kushtet aktuale, të gjitha investimet që janë bërë për këto impiante fotovoltaike funksionojnë vetëm për të plotësuar një pjesë të nevojave vetjake për energji dhe teprica e energjisë së prodhuar “humbet” ose në rastin më të keq i faturohet autokonsumatorit si konsum i energjisë elektrike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu, mungesa e tyre frenon investitorët seriozë në këtë sektor me potencial për zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?