Sezon turistik i vakët, operatorët: Mungesa e aeroporteve

”Edhe për këtë sezon turistik, në Shqipëri vijon të dominojë turizmi i plazheve por operatorët e këtij tregu janë të shqetësuar për dy arsye: uljen e rezervimeve nga situata politike dhe mungesa e aeroporteve përgjatë këtyre zonave”.

Besnik Vathi, drejtues i një agjencie turistike, thotë se kërkesat nga jashtë edhe për këtë vit vazhdojnë të jenë për bregdetin, ku dominon Durrësi. Destinacione të tjera të pëlqyera nga turistët e huaj janë dhe plazhet e Sarandës, Vlorës dhe Shëngjinin, por për të udhëtuar në këto zona turistët zgjedhin aeroportin e Korfuzit dhe të Podgoricës.

Këtë vit, sezoni turistik ka qenë i vakët, ku operatorët bëjnë përgjegjëse situatën politike, madje ata thonë se ka pasur edhe raste të anulimeve të vizitave në Shqipëri. Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin Maj, hyrjet e shtetasve të huaj në Shqipëri u rritën me 1.7%, duke shënuar një nga rritjet më të ulëta të viteve të fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?