Sezoni, fluks emigrantësh që kthehen për pushimet

Vijon fluksi i emigrantëve që kthehen në Atdhe për të kaluar pushimet e verës në këtë sezon turistik. Vetëm në 10-ditëshin e parë të muajit gusht, në pikën e kalimit kufitar të portit të Vlorës kanë hyrë 9000 persona. Shifër kjo më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sipas autoriteteve portuale të portit të Vlorës, në 10 ditët e para të muajit kanë hyrë 600 persona më shumë se një vit më parë.

Pavarësisht gatishmërisë së palës shqiptare, ata janë përballur me radhë të gjata e orë pritje në nisje nga porti i Brindizit. Edhe pse me terminal të ri, porti i Vlorës ka vetëm një agjenci në itinerarin Vlorë- Brindizi, për të cilin pasagjerët thonë se kushtet nuk janë të mira.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?