Sezoni i protestave, Berisha: Do nisin konsultat me ”mjeshtrit” e organizimit
Më 12 nëntor, opozita do të mbajë protestën e parë kombëtare, siç edhe kryetari i PD-së, Sali Berisha tregoi këtë të mërkurë. Për të protestat do të jenë të ndryshme dhe do të kenë në qendër problematikat e qytetarëve. Berisha tregon edhe se ka nisur konsultat me ata që i quajti si ”mjeshtrat e protestës” në Shqipëri.
”Si do të protestohet? Do të ketë një diversitetet. Fillojnë konsultat me ata që unë i quaj mjeshtrit e protestës dhe Shqipëria do të njohë protesta nga më të ndryshmet që do ti japin një goditje të merituar regjimit të Ramës i cili po përzë shqiptarët nga Shqipëria.
Një pedagog në Shqipëri paguhet 4 herë më pak se shoferi i FSHZH. Të gjitha këto do të përcaktohen me aleatët dhe taktika që do të ndiqet. Agjenda do të jenë problematika madhore e qytetarëve shqiptarë. Protestat do të pasqyrojnë kauzat e drejta”.