Sezoni, Kuko inspektim në vijën bregdetare të Divjakës

Siguria gjatë sezonit turistik është në fokus të Ministrisë së Brendshme. Zv/Ministrja e Brendshme, Romina Kuko ka inspektuar të enjten, vijën bregdetare të Divjakës për të vlerësuar masat e marra nga Policia e Shtetit dhe Agjencia për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore. ”Siguria gjatë sezonit turistik në fokus të Ministrisë së Brendshme. Në një inspektim blitz në Divjakë për të parë masat e marra të cilat janë përgjegjësi ligjore e pushtetit vendor! Bashkë me Agjencinë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore dhe Policinë e Shtetit do të vijojmë inspektimet konstatimet në gjithë vijën bregdetare”, garanton zv/ministrja Kuko.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka tërhequr vëmendjen e institucioneve në lidhje me sigurinë në plazhe. Në një reagim të këtij institucioni, theksohet se rekomandimet e bëra kundrejt Ministrisë dhe njësive vendore nuk janë marrë parasysh duke sjellë disa viktima që në fillim të këtij sezoni. Në raportin e KLSH-së theksohet se është e rëndësishme të ndryshojë ligji dhe rojet e plazhit të jenë në varësi të bashkive. Ndërkohë prefekti i Vlorës ka paralajmëruar bizneset se penalizimet për sigurinë do shkojnë deri në pezullim të aktivitetit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka kërkuar Ministrisë së Turizmit dhe bashkive që të reagojnë dhe të ndryshojnë ligjin për sigurinë në plazhe. KLSH i ka kërkuar Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit si dhe bashkive që të ndërhyjnë në aktet ligjore dhe të bëhet përgjegjës bashkia për kontraktimin e vrojtuesit të plazhit dhe jo stacioni i plazhit që e neglizhon dhe kostoja e vrojtuesit të plazhit të përfshihet në tarifën për dhënien me qira të stacioneve të plazhit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu KLSH ka rekomanduar që të përcaktohet institucioni përgjegjës për licencimin dhe trajnimin e vrojtuesit, ndërsa thekson se përgjatë bregdetit shqiptar do të duhen rreth 5000 vrojtues plazhi. Në raportin e KLSH-së theksohet se rekomandimet janë bërë që vitin e kaluar por asnjë prej tyre nuk është marë parasysh duke krijuar pasiguri përgjatë bregdetit shqiptar. Ndërkohë që prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj, paralajmëroi sanksione për këdo që nuk merr masa të zbatoj rregullat dhe kriteret e sigurisë në plazhet e qytetit të Vlorës, saksione këto që fillojnë nga gjobat deri në mbylljen e plazhit. Edhe pse është vetëm në fillim ky sezon turistik, në bregdetin shqiptar janë shënuar disa viktima.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?