Sezoni plazhit/Në Vlorë ka ukrainas dhe bjellorusë, mungojnë italianët
Fundjava e fundit e korrikut shënoi një bilanc pozitiv të turistëve në Vlorë. Administratorët thonë se situata nuk është si sezonin e kaluar por sërish turistët, kryesisht nga Kosova por edhe të huaj nga Ukraina apo Bjellorusia kanë zgjedhur detin e kristaltë të Jonit për pushimet e tyre. Mungojnë këtë vit italianët.
”Sivjet është pak më dobët, prej situatës. Ka kosovarë maqedonas”. Impresionet pozitive edhe pse në kushte aspak të zakonshme të krijuara nga Covid-19, i kanë dhënë dëshirën pushuesve nga Kosova të rikthehen sërish me pushime këtu.
Pandemia e Covid-19 e ka prekur ndjeshëm sektorin turistik, por qyteti i Vlorës vijon të mbetet në preferencat e pushuesve edhe për këtë sezon.