Sezoni, Policia marrëveshje me Malin e Zi
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Malit të Zi, Veselin Veljovic, firmosën sot protokollin “Mbi bashkëpunimin gjatë sezonit turistik për vitin 2019”.
Në zbatim të këtij protokolli, Policia e Shtetit do të dërgojë në Malin e Zi 4 oficerë policie, dy prej të cilëve nga shërbimet e Policisë Kriminale dhe Strukturave për Hetimin dhe Parandalimin e krimeve dhe dy të tjerë nga shërbimet e Rendit dhe Sigurisë Publike, për periudhën kohore deri më 31.08.2019. Ata do të kryejnë shërbimet e tyre në Stacionet Policore të Ulqinit dhe Budvës. Përfaqësuesit e Policisë së Shtetit, së bashku me përfaqësuesit e Policisë së Malit të Zi, do të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme me qëllim forcimin e bashkëpunimit policor dhe parandalimin e veprave kriminale si: trafikimin e qenieve njerëzore dhe migracionin e paligjshëm, prostitucionin, trafikun e lëndëve narkotike, mashtrimet me policat e sigurimit për mjetet motorike, mashtrimet me kartat e kreditit dhe me shkëmbimin e parasë, falsifikimin e parave dhe dokumenteve personale, prishjen e qetësisë publike, parandalimin e aksidenteve rrugore, forcimin e sigurisë në rrugë, etj.
KOHA JONË SONDAZH

