Sezoni turistik, Agjencia e Mjedisit monitoron 12 plazhet e vendit

Ndërkohë që sezoni turistik sapo ka filluar, Agjencia Kombëtare e Mjedisit ka filluar monitorimin e ujërave bregdetare gjatë gjithë periudhës se verës.

Në monitorim janë 12 plazhet e vendit.

Sipas Ministrit të Mjedisit, Lefter Koka ky monitorim ka nisur në 12 maj dhe do të përfundojë më 30 shtator, atëherë edhe kur plazhet boshatisen nga pushuesit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i Mjedisit Lefter Koka ka deklaruar se ashtu si në vitin 2014 janë 78 pika të monitorimit. Koka tha se pjesë e monitorimit nga Agjencia janë edhe 6 Basenet ne Shqipëri. Koka u shpreh se Liqeni i Ohrit, Prespa dhe Liqeni i Shkodrës janë në gjendje të mirë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ato që janë problematike sipas Kokës janë lumenjtë e vendit, ku ministria do të marrë masa. Po ashtu ai kërkoi që kryetarët e bashkive të marrin masa për përmirësimin e zonave.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?