Sezoni turistik, ARRSH punime mirëmbajtjeje në të gjitha akset kombëtare

Autoriteti Rrugor Shqiptar, vijon punën për mirëmbajtjen në të gjitha akset kombëtare, për të garantuar rrugë të pastra e të sigurta, me sinjalistikë vertikale dhe horizontale të rifreskuar. Sipas ARRSH-së, në bashkëpunim me grupet e mirëmbajtjes po punohet për riparimin dhe zëvendësimin e tabelave të dëmtuara. Gjithashtu po punohet për zëvendësimin e parmakëve mbrojtës të dëmtuar, prerjen e vegjetacionit në rrugë, pastrimin e rrugëve nga mbetjet urbane dhe rifreskimin e sinjalistikës vertikale/horizontale. Punimet e mirëmbajtjes në të gjitha akset nacionale dhe ato turistike do të kenë ndikim në sigurinë rrugore.

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?