Sezoni turistik, Klosi: Mbi 300 chartera, kompania Tui sjell charterin e parë nga Rusia

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, thekson se Shqipëria dhe i gjithë rajoni të paraqitet si një ofertë e përbashkët turistike. Në eventin që shënoi hapjen e sezonit turistik në Golem të Harmonia Hotels Group, ishin të pranishëm edhe Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, Kryetari bashkisë së Kavajës Isa Sakja, kryetari bashkisë së Durrësit Dako, ambasadorë e përfaqësues të trupeve diplomatike si dhe agjenci turistike të huaja e shqiptare.

Duke iu referuar pranisë së shumtë të tur operatorëve nga rajoni, kreu i turizmit shprehu bindjen se kushtet, mundësitë dhe standartet janë të njëjta në rajon dhe nuk mbetet vecse koordinimi midis palëve për të arritur me sukses këtë ofertë të përbashkët që do të zhvillojë më shumë turizmin në rajon.

Gjatë ceremonisë u dhanë edhe çmime mirënjohje edhe për tur operatorët nga Sllovakia, Polonia, Hungaria dhe Rusia që kanë sjellë charterat e parë në Shqipëri  numri i të cilëve pritet të jetë mbi 300.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këtë vit për herë të parë kompania Tui do të sjellë charterin nga Rusia. “Tui është kompania më e madhe në botë dhe afrimi për herë të parë i një charter nga Rusia hap përSshqipërinë një histori krejt të re përsa i përket turizmit botëror, pasi Tui shënon një rritje globale me rreth 30 për qind çdo vit duke qenë lideri i padiskutueshëm në turizmin botëror”,-tha ministri Klosi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke dhënë çmimin e mirënjohjes për kompaninë polake që ka sjellë charterin e parë në Shqipëri, kreu i Turizmit dhe Mjedisit tha se turistët e shndërruan bregdetin shqiptar në një destinacion turistik dhe dhanë mundësi që hotelet të ngrihen vit pas viti,  të shtojnë kapacitetet dhe të rrisin shërbimet.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?