Sezoni turistik, policia e Ballkanit Perëndimor zbarkon në Shkodër

Ky vit turistik është më premtues sesa i shkuari, pasi këtë vit pandemia e Covid-19 është zbutuar dhe shtetet kanë hapur kufijtë, ku Shqipëria i ka hapur për turistët nga e gjithë bota. Promovimi i turizmit në rajon, ka bërë bashkë efektivë të policisë të Shqipërisë, Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Mali të Zi.

Me motoçikleta nën logon e policisë, më shumë se 100 efektivë policie kanë mbërritur në Shkodër në kuadër të promovimit të resurseve të turizmit në rajon. Kryetarja e “IPA SKODRINON”, në Shkodër, Edra Beci, u shpreh se ky aktivitet vjen në kuadër të bashkëpunimit që ekziston mes vendeve.

Për Kryetarin e IPA Maqedoni, Stefan Dimovski, këto aktivitete u penguan për shkak të pandemisë, por falë shifrave në ulje, tashmë janë gati një sërë bashkëpunimesh mes dy vendeve. IPA është një organizatë policore me mbi 80 shtete, ndërkohë që edhe Shqipëria është bërë pjesë e saj.

SHKARKO APP