Sezoni turistik, qendra verore në Golem në shërbim 24/7

Mbi 2 mijë pushues kanë marrë shërbim në ditët e para të funksionimit të qendrave shëndetësore verore në zonat turistike. Ministrja Manastirliu inspektoi sot qendrën shëndetësore verore Golem plazh, e hapur enkas për pushuesit me 3 mjekë dhe 3 infermierë në shërbim 24/7. ”Jemi në gatishmëri të plotë në 28 qendrat shëndetësore verore nga veriu në jug të vendit, me shërbim mjekësor pa ndërprerje, për të garantuar një sezon turistik të sigurtë. Qendra e Golemit plazh është ndër qendrat me fluksin më të lartë të pushuesve që kanë marrë trajtim mjekësor”, tha Manastirliu.

Qendrat shëndetësore verore po mbështeten edhe me 18 vendndodhje fikse autoambulancash, spitalet me shërbim të përforcuar si dhe me Njësinë e Helikopterëve. ”Me masat që kemi marrë për sezonin turistik me ekipet mjekësore të trajnuara për çdo emergjencë, të koordinuar nga urgjenca kombëtare mjekësore, garantojmë më shumë siguri për pushuesit, në të gjitha zonat turistike”, tha Manastirliu.

Janë 132 mjekë dhe infermierë në 28 qendrat shëndetësore verore nga Thethi, në Ksamil që ofrojnë shërbim pa ndërprerje për pushuesit. Të gjitha qendrat shëndetësore verore janë të pajisura me 52 lloje medikamentesh dhe 25 lloje materialesh mjekimi, të domosdoshme për të siguruar një shërbim sa më efikas, sipas nevojave të pushuesve.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Janë 132 mjekë dhe infermierë të trajnuar për çdo emergjencë, të cilët do të ofrojnë shërbim të specializuar në 28 qendrat verore, të cilat janë pajisur me të gjithë barnat dhe materialet mjekësore të nevojshme për të mbuluar sëmundshmërinë e stinës së verës dhe urgjencën mjekësore”, tha Manastirliu. Ministrja deklaroi se i gjithë shërbimi do të koordinohet nga Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore. Nëpërmjet numrit 127, do të adresohet çdo emergjencë shëndetësore. Përveç qendrave verore, të gjithë ekipet mjekësore në spitalet pranë zonave turistike do të jenë me shërbim të përforcuar si dhe shërbimi i autoambulancave dhe Njësia e Helikopterëve do të jenë në gatishmëri. Qendrat shëndetësore 24 orëshe pranë zonave turistike do të jenë të hapura deri më 15 Shtator. Gjatë vitit të kaluar, sipas ministrisë rreth 50 mijë pushues morën shërbim në qendrat shëndetësore verore, gjatë sezonit turistik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?