Sezoni turistik, Tatimet: Subjektet rritën me 12 % xhiron dhe 28% numrin e kuponëve tatimore

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se referuar të dhënave që disponon subjektet në zonat turistike kanë rezultuar me rritje të xhiros me 12% dhe numrit të kuponëve të lëshuar me 28%, kjo për periudhën 1 Qershor – 7 Gusht 2018 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Të dhënat, i referohen vetëm Drejtorive Rajonale Tatimore Durrës, Vlorë, Shkodër, Lezhë dhe Sarandë, ku është përqendruar më shumë aktiviteti turistik” njoftojnë Tatimet.

Në njoftimin e shpërndarë për mediat, tatimet evidentojnë se “qëllimi kryesor i Administratës Tatimore, në kuadër të planit të masave të sezonit turistik, është nxitja e respektimit vullnetar të legjislacionit, si dhe vetëdeklarimit nga ana e tatimpaguesve, nëpërmjet informimit dhe edukimit të vazhdueshëm”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?