Sezoni turistik, Voda: Të angazhuar mbi 1511 efektivë
”Në zbatim të VKM-së së dal së fundmi për sigurinë në plazhe, punonjësit e policisë janë ata që duken qenë pjesë e ”Task-Forcave” të Turizmit janë aktiv në monitorimin e plotësimit të kritereve të sigurisë në plazhe”, u shpreh gjatë një interviste për ERTV, nga bregdeti i Durrësit, zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda.
”Vjet kemi patur 1300 efektivë policie të angazhuar në kuadër të sigurisë në plazhe, ndërsa këtë vit janë 1511 efektivë të angazhuar. Ky numër është rritur këtë vit dhe për shkak sepse Shqipëria po bëhet gjithnjë e më shumë një destinacion mjaft i preferuar turistik dhe numri i turistëve është gjithnjë në rritje”, tha Voda. ”Në fund të janarit të vitit 2019 drejtori i Policisë së Shtetit ka hartuar planin e masave për të garantuar sigurinë në plazhe. Kemi mbi 907 punonjës të policisë kufitare dhe migracionit që janë dhe vija e parë e kontaktit me Shqipërinë. Ne gjithashtu kemi rritur numrin e patrullimeve të policisë në zonat e plazhit ku polic të rinj dhe të reja patrullojnë me biçikleta duke ofruar dhe një pamje të këndshme dhe për turistët”.
Zv/ministrja theksoi se janë ngritur tashmë stacionet policore provizore jo vetëm në bregdet por edhe në zonat turistike malore si Valbona apo Thethi. Për të garantuar sigurinë në ujë, në det janë vendosur bovat, apo shenjat, që tregojnë se deri ku është e sigurt që notuesit të lahen dhe ky është një kriter që duhet zbatuar në të gjithë vijën bregdetare. Gjithashtu, në këtë sezon turistik ku edhe fluksi i personave që hyjnë ne vend është i lartë, mbi 907 punonjës të policisë kufitare janë në gatishmëri, kryesisht në aeroportin e Rinasit dhe pikat e tjera kufitare, të cilët mirëpresin turistët e huaj.
KOHA JONË SONDAZH

