Sezoni veror? Klosi: Gati plani për distancimin në plazh

Do të ikim në plazh? Kjo është pyetja më e zakonshme në këtë kohë, ku jeni afër sezonit veror. Sektori i turizmit është ai që ka pësuar dy goditje të njëpasnjëshme në harkun kohor të 6 muajve. Një nga dëmet nga tërmeti dhe një nga izolimi i qytetarëve, si masë kundër përhapjes së pandemisë së Covid-19.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka dhënë sinjale shprese se turizmi do të arrijë të shpëtojë. Sipas tij turizmin shqiptar do ta mbajë në jetë turizmi i brendshëm, bujtinat dhe subjekte të hotelerisë të cilët shqiptarët i kanë ngritur me mund.

I sigurtë është fakti se pushimet e këtij viti nuk do të ngjajnë aspak me ato të kaluara, s’ka shkuma parti, koncerte apo mbrëmje të vona në lokalet e natës. Kjo situatë ka edhe anën e artë të medaljes, pasi ajo ka ndikuar në uljen e nivelit të ndotjes si një element shtesë për ministrinë e cila ka planifikuar forcimin e masave mbrojtëse për mjedisin. Në fund ministri Klosi thekson se paketa financiare e ndihmës për turizmin e ka çliruar këtë sektor, ndërsa po diskutohet edhe një plan masash për të mbajtur në këmbë sektorin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?