Sezoni veror nis pa kufizime me AMC JUMP

 

Këtë verë AMC sjell një pafundësi minutash kombëtare dhe ndërkombëtare, internet dhe SMS me paketat mujore JUMP, një tjetër risi kjo për kategorinë e pajtimtarëve me parapagesë. Paketat JUMP përbëjnë një  revolucion në tregun e ofertave duke bërë që abonentët e AMC të përfitojnë mijëra minuta jo vetëm drejt miqve të tyre AMC, por kundrejt çdokujt tjetër, edhe jashtë Shqipërisë.  Paketat JUMP janë 4 paketa të ndryshme, small, medium, large dhe Xtra Large të cilat kujdesen për çdo nevojë komunikimi, që nga minutat kombëtare dhe ndërkombëtare e deri tek interneti më i shpejtë 3G, duke filluar nga 990 Lekë. Një tjetër përfitim që i bashkëngjitet këtyre paketave është oferta speciale për abonentët e rinj që i bashkohen rrjetit AMC, të cilët do të kenë një ulje prej 50% të çmimit, dhe mund të përfitojnë 1000 minuta kombëtare dhe ndërkombëtare për vetëm 495 Lekë/muaj.

Këto paketa janë quajtur JUMP duke iu referuar rritjes së cilësisë dhe përfitimeve, me qëllim komunikimin në një formë tjetër, pa shqetësime.

Me paketën AMC JUMP Small përfitohen 1000 minuta kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe 2 GB internet për vetëm 990 Lekë. Me AMC JUMP Medium përfitohen 2000 minuta kombëtare, 50 minuta ndërkombëtare, 2GB internet, 1000 SMS brenda rrjetit dhe 40 SMS kombëtare për vetëm 990 Lekë. Paketa AMC JUMP Large fton abonentët në një botë komunikimi pa kufizime, ku përfitohen 2000 minuta kombëtare, 300 minuta ndërkombëtare, 2 GB internet, 1000 SMS AMC, dhe 40 SMS kombëtare për vetëm 1190 Lekë. Ndërsa paketa AMC JUMP Xtra Large ofron 2000 minuta kombëtare dhe ndërkombëtare, 3 GB internet, 1000 SMS AMC dhe 40 SMS kombëtare për vetëm 1790 Lekë. Më shumë informacion mbi ofertat mund të gjeni duke ndjekur linkun: http://www.amc.al/al/c/2087/Paketat-AMC-JUMP

 

AMC, pjesë e Grupit të madh Deutsche Telekom,  ofron për abonentët e saj zhvillimet më të fundit teknologjike të ofruara nga ky grup.  AMC kujdeset në vazhdimësi që të sjellë mundësitë më të mira të komunikimit për pajtimtarët e saj përmes produkteve dhe ofertave interesante me çmime te leverdishme, duke përmbushur nevojat specifike të tyre.

SHKARKO APP