Sezoni veror/ Punëtorë nga lindja për hotelet, shqiptarët zgjedhin emigrimin

Sezoni veror po afron, por shqiptarët po largohen. Industria e hotelerisë po punëson edhe të huaj.

Forca punëtore po vjen kryesisht nga Bangladeshi, Filipinet, India apo Afganistani dhe kjo ndodh sepse të rinjtë tanë janë gjithnjë e më pak të interesuar për të punuar në vend.

Në komplekset turistike në Durrës, Vlorë dhe Sarandë, sipas kryetarit të Shoqatës së Restoranteve Turistike, të huajt përbëjnë 10% të stafeve. Kujtim Dervishi shpjegon se në raport me shqiptarët, ata paguhen më shumë, për shkak të kualifikimit.

“Ata kërkojnë rroga rreth 500 dollarë, përveç akomodimit dhe siguracioneve. Stafet që përzgjidhen nga kompanitë, zgjidhen me CV, nisur nga sanitarët, kamarierët, menaxherët. Shqiptarët paguhen më pak. Ata vijnë me një kulturë tjetër pune. Janë më të avancuar dhe më të kualifikuar. Ata kërkojnë kushte më të favorshme se shqiptarët”.

SHKARKO APP