Sfida e re e Bashkisë së Elbasanit

 

Bashkia e Re e Elbasanit , përballë një sfide të re në prioriteteve e saj,  brenda këtij mandati qeverisës. Plani i Përgjithshëm Vendor i Planifikimit të Teritorit , ka vijuar dje mes referimesh , pyetjesh , sygjerimesh e diskutimesh prej specialistëve , anëtarëve të komisioinit qeveritar , drejtues e përfaqsues të Njësive Vendore si dhe të bashkive fqinje me Elbasanin,  përfaqsues të grupeve të interest në këtë rajon e më gjërë.  Dëgjesa e dytë , ku janë përfshirë  rreth 200 pjesëmarrës , është zhvilluar në mjediset e një prej hoteleve më në zë të qytetit . Veç kreut  të bashkisë , Sejdini , drejtorë drejtorishë e specialistë të këtij institucioni , porse referatin për këtë pikë prioriterae të zhvillimit të teritorit të Bashkisë , në kuadër të mbështetjes së USAID , e ka mbajtur përfaqsuesi i  “CO-PLAN-Albania” , Zenel Bajrami. Ky i fundit , ka referuar fjalën e tij sipas një studimi të gjërë që është  realizuar  nga specilialistët , shoqëruar me të dhëna të hollësishme grafike dhe projektuese në vidioprojektor. Sipas  referuesit të “CO – PLAN” , dëgjesa e parë është zhvilluar në këtë qytet,  tre muaj më parë , dhe dëgjesa në fjalë  është më konkrete e gjithëpërfshirëse , për të mbërritur në fazën përfundimtare , në fund të muajit dhjetor të këtij viti. Studimi ka patur përbazë popullsinë e kësaj bashkie , raportet e saj me resurset natyrore , demografinë e popullsisë , raportet fshat-qytet , kushtet fizike e topografinë. Nuk është lënë mënjanë  Elbasani si një qytet me industri , por tashmë , realiteti është ndryshe me zhvillimet e reja teritoriale , që  i japin atij edhe rëndësinë e veçantë në planin agrobujqësor-përpunues, pse jo edhe në aspektin turistik . Me mjaft interes është pritur diskutimi sugjerues edhe për “CO-PLAN” i kryetarit të Bashkiisë , z. Qazim sejdini , i cili në raport me ç’ka u relatua nga “CO-PLAN” , ai ka parashtruar objeksionet  e tij si dhe prieoritetet që ka institucioni që drejton për këtë plan studimor. – “ Për  objektivat që ka Bashkia e Re , ne duhet të përshpejtojnë punën për përfundimin sa më të shpejtë të  Planit të ri Rregullues , përshtatur dhe studiuar edhe me bashkëngjitjen e 12 Njësive të reja Vendore , të cilat konsiderohen si pjesë të barabarta dhe të rëndësishme në të gjitha aspektet , me teritorin dhe veçoritë e qytetit”- ka pohuar kreu i bashkisë. Përkundër asaj që u kumtua , se Bashkia e Re kishte 144 mijë banore , natyrshëm kreu i bashkisë ka shtruar pyetjen :- “ Ku shkuan 85 mijë banorë të kësaj bashkie” ? – Relatori ka shpjeguar se “ të gjitha të dhënat i ishin referuar  Censusit ( regjistrimit zyrtar)”, porqë në fakt , të dhënat e  tij nuk përputhen aspak me realitetin “de-fackto”! – “ Censusi nuk qëndron , planifikimet duhen bërë në raport të drejtë me popullsinë reale dhe aq më tepër që pretendohet që Elbasani të mbetet një  ndër katër Rajonet e mëdha të Shqipërisë , parë në prespektivë”- ka shtuar Sejdini . Sipas tij , Bashkia dhe specialistët e saj i qëndrojnë parimit të kursimit së më shumë  tokës bujqësore , pasi është e paktë, nga fluksi i ndërtimeve,  të cilat janë duke u zhvilluar në lartësi katesh dhe jo në gjërësi toksore. – “ Nuk ka zhvillim në kurriz të tokës bujqësore, që duhet ta ruajmë për brezat që vijnë dhe  Bota moderne po zhvillohet mbi parimet e ndërtesave shumëkatëshe dhe jo në ato të stilit skandinav , ku ka tokë me tepricë”- ka vijuar Sejdini. Sakaq , kryebashkiaku , Sejdini ,  ka hedhur idenë e e studimit edhe të projektit të trajtimit të ujrave të zeza , impiantin e përpunimit të mbetjeve industriale në bashkëpunim me “Kurim” ,  ish-uzina e Ferrokromit, burimet natyrore për ujë të pijshëm , ngritjen e një qendre urbane në çdo Njësi të Administrimit Vendor , si dhe vënia në jetë e studimeve pjesore , për tu hapur rrugë investimeve dhe punësimit të banorëve të kësaj bashkie. Më pas janë bërë shumë pyetje nga përfaqsues të Njësive të Administrimit Vendor , specialistë e intelektualë të fushës së studimeve e projektimeve , përfaqsues të grupeve të interesit e qytetarë .  Dëgjesa e radhës dhe e fundit pritet të mbahet në javën e fundit të muajit Dhjetor , porse vënia në jetë e këtij Plani dhe zyrtarizimi i tij , do të duhet të presin mesin e vitit të ardhshëm.

Besim Dybeli

SHKARKO APP