Sfida e re e internetit! Manastirliu na nominon të gjithëve
Bota po përjeton një situatë të rëndë nga Covid-19 dhe duket se ka ndikuar edhe në llojit e sfidave që qarkullojnë në internet. Më e fundit është ajo e nisur nga Drejtuesi i Organizatës Botërore të Shëndetit dhe që është larja e duarve. Pas hashtagut “unë rri në shtëpi”, tashmë të gjithë jemi të nominuar në sfidën “Duart të sigurta, duar të pastra” si një mënyrë për të ndërgjegjësuar sa më shumë qytetarët që t’i lajnë shpesh dhe të ruajnë një higjienë të mirë personale, i është bashkuar edhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu. Nga ana tjetër, Manastirliu bën dhe një apel për të gjithë që të lajnë sa më shumë duart dhe të shmangin kontakte me të tjetër, ndërsa shprehet se nominon të gjithë prindërit në një sfidë të tillë dhe që t’ua mësojnë atë edhe fëmijëve të tyre.