Sfidat e Tiranës, Berisha akuza ndaj Ramës: Ndërtojnë kulla për të pastruar paratë e drogës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha në një takim me intelektualë të fushave të ndryshme për sfidat e kryeqytetit, tha se kryeministri Edi Rama lejon ndërtimin e kullave, kjo për të pastruar paratë e drogës.

”Tirana njohu batërdinë me Edi Ramën. Gjithë javën rrinte në Pezë dhe të shtunën dhe të dielën dilte dhe ju thoshte qytetarëve që po vdes në punë. Bëri një vendim të mirë dhe shpalli zonë të mbrojtur dhe më pas do i sulej me tërbim që ta shkatërronte këtë zonë.

Këtu arkitektët transformohen dhe gjithçka në Tiranë dëshmon lekët e drogës. Ajo që ndodh me Tiranën nuk ndodh me asnjë qytet tjetër në botë. Kullat që ngulën ku të mundën mjafton të lajnë tonelatat e drogës në to.

Treguesi i ndërtimit në Europë Shqipëria e ka katër herë më të lartë se Suedia dhe 2 herë më të lartë se të gjithë vendet në Europë, kjo sepse këtu qarkullojnë milionat e trafikut”.

SHKARKO APP