“Sfidoi” acarin me biçikletë, ndërron jetë 53-vjeçari në Korçë

Një person i pajetë është gjetur në periferi të qytetit të Korçës, sipas hetimeve të para i vdekur nga të ftohtët.

Burime që i referohen policisë, thanë se personi i moshës rreth 53 vjeç, identifikuar si shtetasi Jani Poda është gjetur i pajetë në rrugën pranë fshatit Ravonik.

Ai ka qenë duke qarkulluar me biçikletë, por nuk është qartësuar akoma përse ka udhëtuar në kushtet e temperaturave të ulëta që dyshohet se i kanë ndalur jetën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Priten hetimet e mëtejshme që do zbardhin rrethanat e vdekjes në periferi të qytetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?