Sfidon Flamur Noka: Po të dua fitoj për 24 orë, kam pasur në dorë bandat
Deputeti i PD-së, Flamur Noka ka debatuar me gazetarin Arian Çani për zgjedhjet lokale të 14 Majit. Në emisionin “Now”, Noka tha se Edi Rama blen vota, teksa Çani e cilësoi këtë një aftësi të kryeministrit. Noka u shpreh se po të donte mund t’i kontrollonte bandat në 2013 kur ishte ministër i Brendshëm, për të fituar zgjedhjet, por nuk e bëri diçka të tillë.
Pjesë nga debati
Flamur Noka: Ai paguan gjithçka, ai paguan ambasadorë, ai paguan McGonifal. Edi Rama është vetëm fasadë.
Arian Çani: Prandaj pëlqehet, këtë jam duke thënë.
Flamur Noka: Pas 2013, kurrë nuk ka qëndruar asnjë ditë me votë. Gjithmonë me votë të blerë dhe të manipuluar.
Arian Çani: Kjo është aftësi.
Flamur Noka: Në 2013, sikur të donte Sali Berisha, ata kriminelët që luftuan Ramën për ta sjellë në pushtet, i kontrolloja vetë po të doja, isha ministër i Brendshëm.