”S’flas me të vdekurit”, Sali Berisha: Ramën e ka kapur frika e rikthimit tim

Ish-kryeministri Sali Berisha, thotë se ai është i vetmi politikan që ka mundur dy herë kryeministrin Edi Rama, edhe pse ky i fundit ka thënë se ”s’flas me të vdekurit”, kur u pyet për rikthimin e Berishës në PD.

I ftuar në emisionin ”Zonë e Lirë”, Berisha tha se kjo ka ndodhur në 2009 dhe në vitin 2011.

“Unë në kurrikulin tim jam i vetmi sot që kam të regjistruar dy fitore kundër Edi Ramës. Fitoren e zgjedhjeve të 2009 me 4 deputetë, dhe fitoren e 2011. E ka kapur kompleksi i vdekjes. E ka kapur frika e rikthimit tim. E ka të qartë, ndaj tha; s’flas me të vdekurit”.

SHKARKO APP