Shabani: Kushtetuesja do të vendosë për hapjen e listave
Endri Shabani nga ”Nisma Thurje”, thotë se nga Gjykata Kushtetuese pret të bëjë atë që bëri edhe në 2021, kur anuloi herësin lidhur me Kodin Zgjedhor. Ai tha se listat e hapura i shërbejnë opozitës, pasi vetëm kështu do të mund të fitojë zgjedhjet.
”Opozita i fiton zgjedhjet vetëm me legjitimitet, vetëm duke përfshirë në lista njerëz që do të tërheqin qytetarët që të votojnë për ta. Ndaj listat e mbyllura dëmtojnë opozitën, pasi në listat e mbyllura, do të hyjnë emrat që vendos kryetari, atëherë përse duhet të punojnë ata kur e kanë vendin e sigurtë në listë”, tha Shabani në ”News 24”.
Ai u shpreh se ka bindjen që Kushtetuesja do të rrëzojë ndryshimet që ka miratuar Kuvendi lidhur me Kodin Zgjedhor dhe do të hapen listat 100%, në të kundërt ne do të gjejmë artificat ligjore, për të kandiduar me lista të hapura.