Shabani: Opozita ka degr@duar, as protestat nuk kanë impakt. Berisha nuk ka qëllim të vijë në pushtet

Kryetari i ”Nismës Thurje”, Endri Shabani thotë se Sali Berisha nuk ka për qëllim që të vijë në pushtet. Për të opozita ka degraduar dhe se duhet që të riorganizohet.

Sipas tij, edhe protestat e opozitës nuk kanë impakt real te qytetarët. Shabani shton se me anë të protestave, opozita thjesht vëzhgon sesa mbështetës ka.

”Opozita duhet të riorganizohet ndryshe. Sali Berisha nuk ka synim që të vijë në pushtet. Nuk del as në fushatë sepse është në arrest shtëpie.

Sali Berisha ka humbur më shumë zgjedhje në histori. Berisha dekurajon njerëzit, kur thotë se vidhen zgjedhjet. Nuk duhet të humbasim më kohën me Berishën. Opozita ka degraduar. Protestat nuk kanë dhënë impakt. Thjesht me protesta opozitarët duan të shikojnë sesa njerëz kanë me vete”,-tha Shabani.

SHKARKO APP