Shabani: S’e di vendimin e Lapajt për mandatin, sherri me Shehajn na dëmtoi

”Nisma Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet e 11 Majit, prodhoi vetëm një mandat deputeti, por për Endri Shabanin rëndësi ka fakti se 10% e shqiptarëve votuan partitë e reja, duke qenë përtej PS dhe PD, përtej Ramës dhe Berishës. Për të klasa politike së shpejti nën këtë frymë do të ndryshohet, teksa nënvizoi se ai nuk lufton për një rrogë deputeti, por për të ardhmen e vendit. Konfliktet e brendshme brenda partive të reja, dështimi për t’u bashkuar në një front dhe sistemi elektoral në disfavor, ndikuan edhe në rezultatin përfundimtar. Shabani u shpreh se punuan deri në fund për një front të gjerë, por s’ia dolën dot, kurse konflikti Lapaj-Shehaj gjatë fushatës i dëmtoi të gjithë.

”Nuk ia kemi dalë për rotacionin. Unë besoja se do e realizonim, por nuk qe e mundur. Disa gjëra janë arritur për të kundërshtuar sistemin, edhe pse u dërgua deri në Kushtetuese, por fatkeqësisht u prodhua ky realitet që kemi tani. Pra ndarja me zona zgjedhore dhe çifligje, nuk ka justifikim politik dhe ekonomik, por deformon edhe përfaqësimin.

65 mijë shqiptarë u përfaqësuan me një mandat, kurse në krahun tjetër u morën shumë mandate nga socialistët për të njëjtin numër votash sa ne. Ca shqiptarë të nënës, e ca të njerkës. Rama nuk përfaqëson shumicën e Shqipërisë. Sot ka më pak edhe se më 2021. Në 35 vite kemi 2 parti që kanë dalë nga partia e Punës. Ka pasur fraksione si i Metës, por vetëm tani është thyer një mit. Forcat e reja bashkarisht kanë marrë 10% e votuesve, që votuan përtej Ramës dhe Berishës”,-tha Shabani.

Swiss Digital Desktop Reklama

A do ta marrë Shabani mandatin e deputetit të Nismës, nëse Lapaj mban premtimin që dha gjatë fushatës, se nëse do të merrnin një mandat nuk do shkonte në Parlament? ”Asnjë nga ne nuk mori vota mjaftueshëm për të prodhuar një mandat, por të gjithë së bashku prodhuam një mandat. Ai nuk është mandat individual, por i koalicionit. Ne jemi angazhuar për djegien e listave të mbyllura, të gjithë depozituan dorëheqjen, duke mbajtur zotimin. Angazhimi i dytë ishte garimi në listë të hapur. Më i votuari është Adriatik Lapaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai është angazhim i Adriatikut dhe duhet të pyesni atë që ta shpjegojë. Angazhimi jonë është se atij i takon sepse ka marrë më shumë vota se unë. Nëse unë do merrja një votë më shumë nga Adriatiku, do isha unë në Parlament. Nuk i kam hyrë politikës, as unë dhe as Adriatiku e të tjerët, për një rrogë 3 mijë euro të Parlamentit. Çështja është a i japim ne prespektivë rinisë shqiptare. Vendimi është i Adriatikut, nuk e di vendimin që ka marrë. Jemi takuar vazhdimisht, normale”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?