Shahini: Buxheti për Arsimin e Lartë nuk është ulur

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka deklaruar se buxheti për arsimin e lartë nuk ka pësuar rënie por përkundrazi, në kuadër të Paktit për Universitetin, po punohet intensivisht që konviktet e rretheve të modernizohen për t’u krijuar kushte dinjitoze studentëve, një prej kërkesave kryesore kjo edhe gjatë protestës studentore. Duke iu referuar zërave mediatikë, sipas të cilave buxheti për Arsimin e Lartë është ulur me 2.5 milion euro, Shahini tha se me këto para po rikonstruktohen konviktet e Vlorës, Shkodrës dhe të Korçës. ”Portalet keqdashëse raportuan për ditë të tëra se gjoja kemi zvogëluar buxhetin për Arsimin e Lartë me 2.5 milion euro, gjë që nuk qëndron. Ai buxhet po investohet që konviktet në Vlorë, Shkodër, Korçë, të bëhen banesa moderne për studentët që jetojnë aty”. Ministrja sot ka inspektuar edhe punimet në konviktin e studentëve të Universitetit të Vlorës, të cilat në muajin dhjetor pritet të kenë përfunduar.

SHKARKO APP