Shahini falënderon mësuesit për angazhimin: Ju mirëpres të hënën!

Me anë të një videomesazhi nga Durrësi, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka shprehur një falenderim të sinqertë për të gjithë mësuesit e angazhuar gjatë kësaj jave në lidhje me përgatitjen e shkollave për të pritur nxënësit në Lezhë, Durrës dhe Tiranë.

“Sot jemi në Durrës duke u munduar të zhvendosim edhe nxënësit nga shkolla që nuk do të hapen, tek shkollat pritëse”, thekson Ministrja Shahini ndërsa shprehet gjithashtu:

“Unë besoj fuqishëm që me gjithë kontributin tuaj, me punën që kanë bërë drejtorët e shkollave dhe me përpjekjet tona, ne do të jemi plotësisht gati që me 9 dhjetor t’i kthehemi sado pak normalitetit dhe të mirëpresim nxënësit në bankat shkollore. Faleminderit edhe një herë, dhe ju mirëpres të hënën”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?