Shahini: Inspektim në 240 shkolla. PD: Mashtrime, s’ka libra falas

Në afro 240 shkolla të vendit, nga data 9 shtator do të zhvillohen “inspektime të rastësishme”. Ministrja e Arsimit, Besa Shahini përmes një mesazhi për mesuesit dhe drejtuesit e shkollave, thotë se e gjithë infrastruktura në shkolla duhet të jetë gati.

”Përshëndetje mësues dhe drejtues shkollash. Jemi në prag të vitit të ri shkollor dhe duam që në 16 shtator ë jemi sa më të përgatitur për të filluar mësimin. Duke filluar nga data 9 shtator ekipet e ministrisë së Arsimit do jenë në terren duke vlerësuar përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor. Do të jemi në 240 shkolla, të përzgjedhura rastësisht kështu që mund të jemi edhe tek shkolla juaj. Do shohim gjithçka nga klasat, shpërndarja e teksteve falas, regjistrat, gjithçka që të jemi gati që në 16 shtator të fillojmë mësimin”.

Nga ana tjetër, PD-ja ka shtuar akuzat për qeverinë Rama, ku në fokus ka qenë skema e dhënies së librave falas. Nëpërmjet ish-deputetes, Orjola Pampuri, PD-ja deklaron se një lajm i tillë nuk është aspak i vërtetë, sipas së cilëve, fëmijët nuk do i marrin librat falas por prindërit duhet të paguajnë shuma të mëdha. Në vëmendje risillet edhe nisma e ”riciklimit” të teksteve, ku librat shkollorë kalonin brez pas brezit por edhe kjo, sipas Pampurit ishte një hap i dështuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Skemat e mashtrimit të kësaj qeverie nuk kanë të sosur, një nder to është edhe ajo me tekstet shkollore, të cilat prindërve u kushtojnë sa gjysma e pagës në rastin më të mirë kur ata janë të punësuar, e në rastet kur janë me ndihmë ekonomike, pra kanë patur fatin e mirë ta përfitojne atë mes shumë peripecive, librat u kushtojnë sa thuajse tre-fishi i saj. Më konkretisht librat për klasën e shtatë kushtojnë 8061 lekë të reja, le t’i shtojmë kësaj shumë edhe mjetet e shkollës, të cilat kanë një vlerë më vete, fillimi i vitit të ri shkollor shndërrohet në makth për prindërit, të cilët nuk kanë asnjë alternativë tjetër veçse t’i blejnë me çdo kosto”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?